Presidenti i Republikës Ilir Meta ndodhet në një vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për të ndjekur nga afër inaugurimin e presidentit të ri, Pendarovksi.
“I nderuar të marr pjesë në ceremoninë zyrtare të inagurimit të Presidentit të ri të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Stevo Pendarovksi. Shumë suksese gjatë mandatit të tij presidencial në drejtim të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe të perspektivës europiane të rajonit.”, shkruan Meta.
Pendarovski, pas marrjes së detyrës zyrtare, ka paralajmëruar një vizitë në Kosovë.
Në një intervistë për “RTK”-në, Pendarovski është shprehur kundër idesë së shkëmbimit të territoreve. Madje e ka konsideruar këtë si idenë më të keqe që ka dëgjuar.
“Më të keqe se kjo ide nuk kam dëgjuar. Po të ishte e mundur që kjo çështje të zgjidhej në tavolinë, deri tash do të zgjidhej. Mbështes me të dy duart qëndrimin e Bashkimit Evropian që mbështet zgjedhjen për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë që nuk e destabilizon rajonin”, ka thënë presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut.