“E kam thirrur së bashku me drejtues të tjerë të institucioneve ligjzbatuese”, tha Rama për takimin me kryeprokuroren e Përgjithshme të Përkohshme Art Markun dhe sipas tij biseda nuk ka qenë për protestën e djeshme, por për situatën e krijuar dhe rrezikun e prishjes së rendit kushtetues dhe se zgjedhjet nuk mund të bllokohen.
Marku ka shkuar sot në zyrën e Ramës, ndërsa nuk ka hyrë në Kryeministri me automjetin e saj të zakonshëm.
I pyetur nga gazetarët se pse nuk dorëhiqet, nëse është i sigurtë që i fiton sërish zgjedhjet, Rama u përgjigj:
“Sepse kryeministri, i dashur, si institucion nuk është kapiteni i një skuadre me porta të vogla që ndeshet, është i mandatuar dhe ka një kontratë që nuk mund ta prishë se mban përgjegjësi në raport me ata që e kanë mandatuar. Nëse do bënte këtë kryeministri do t’i bënte një papërgjegjshmëri të madhe vendit, një karshillik…
S’jemi në kushtet e këtij karshillëku, jemi në kushtet e një përgjegjësie të madhe.”