Vendosni fjalën kyçe....

Rama ofron dialog me opozitën: Jam i gatshëm të ulemi dhe të flasim!


Rama ofron dialog me opozitën. Në komunikimin e tij të drejtëpërdrejtë sot kryeministri Rama ka thënë se është i gatshëm të ulet për dialog.

“Unë jam këtu i gatshëm për dialog, për të diskutuar.

Ulemi flasim dhe pa asnjë diskutim ne marrim përsipër t’i kthejmë në nisma ligjore që ata si popull kanë për të përmirësuar jetën e vendit.

Te ulemi, të flasim, ta negociojmë dhe të vendosim, përndryshe më herët se vonë turpi do t’i ndjekë pas më herët se vonë, ata të cilët kanë mundësinë të ndjejnë turp.”, dha versionin e tij të zgjidhjes Rama.

Opozita e bashkuar kërkon largimin e tij dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

“Patjetër unë jam problemi, se nuk më mundin dot!”, u përgjigj gjatë pyetjeve të gazetarëve Rama.

Gjatë momenteve të komunikimit të tij, Rama dha edhe disa mesazhe të tjera.

Bllokimi i çeljeve të negociatave me BE-në, sipas Ramës po ndodh për shkak të protestave të opozitës

“Mendojnë se duke bllokuar çeljen e negociatave me BE-në, do fitojnë.”, u tha Rama sot gazetarëve dhe shqiptarëve në një komunikim të drejtpërdrejtë nga Kryeministria.

Në konferencën e tij pas protestës së djeshme të opozitës, Rama e ka kritikuar, duke i quajtur protestuesit një grup që nuk e kontrollon dot veten.

“Policët e tepruan, i mirëkuptoj”, komentoi  Rama dhunën ndaj sekretarit organizativ të PD-së, Sahit Dollapi.

Duket se Rama, pas konfirmimit të mbylljes së derës, nga Bashkimi Europian dhe miratimin e vizave për shqiptarët nga Holanda, është duke gjetur shkaqe. Sipas tij, një nga shkaqet që ne nuk po na hapen negociatat janë protestat e opozitës, jo problemet në qeverisjen e tij./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *