Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 50 numri i të arrestuarve pas protestës, pritet organizim i ri nga opozita


Pas protestës së djeshme, shkon në 50 numri i të arrestuarëve, ndërsa dhjetra të tjerë janë duke u ndjekur në gjendje të lirë.

Qindra simpatizantë të opozitës pritet të mblidhen para Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të bërë thirrje për lirimin e të prangosurve.

Gjatë protestës së djeshme u dhunua sekretari organizativ i PD-së, Sahit Dollapi.

Para Kryeministrisë, protestuesit kanë hedhur dje bomba Molotov dhe fishekzjarre e sende të tjera në drejtim të godinës së kryeministrisë duke i vënë flakën dyerve.

Në mes të fjalës së kryedemokratit Lulzim Basha, pati një moment tensioni mes protestuesve dhe policisë dhe kjo e fundit hodhi gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve duke detyruar Bashën të ndërpriste fjalën e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *