Vendosni fjalën kyçe....

Taksi vetëm për femra, nis projekti për muajin e Ramazanit në Çeçeni


Gratë në Republikën e Çeçenisë ku shumica e popullsisë është e besimit islam, mund të shijojnë udhëtime me taksi vetëm me shoferet femra, pasi shërbimi i parë i taksive me shofere gra u lancua në kryeqytetin e vendit, Grozny.

Mekhkari (që do të thotë “vajza” në çeçenisht) është menduar të bëhet një alternativë për gratë çeçene, të cilat shmangin udhëtimin e pashoqëruar me një shofer mashkull jashtë rrethit të tyre familjar për arsye fetare.

“Aktualisht pesë automjete po operojnë në Grozny, por ne kemi në plan ta çojmë numrin në 20 deri në fund të vitit. Të gjithë shoferët janë, natyrisht, femra”, tha zëdhënësja e kompanisë, duke shtuar se taksitë do jenë vetëm për femra dhe nuk do të pranojnë rezervime nga burrat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *