Një pensioniste në Britani ka vrarë veten, pasi zyra e Pensioneve i kishte ngrirë asaj prensionin prej disa muajsh.
81-vjeçares Joy Worral, i kishin mbetur vetëm 5 pound në llogari, kur ajo vendosi t’i jepte fund jetës në nëntor të vitit 2018, shkruan “Daily Mail”.
Djali i saj, i zemëruar, thotë se nëna e tij e moshuar u vetëvra pasi pagesat e saj ishin ngrirë për shkak të një ‘gabimi administrativ’. Madje paralajmëron Departamentin e Punës dhe Pensioneve se kanë një “rast për t’iu përgjigjur ‘.
I shkatërruar, Ben Worrall, 44 vjeç, i tha “The Mirror”: “DWP ka një rast për t’u përgjigjur. Ekziston një element i detyrës që është kujdesi, që ata kanë për qëllim të kryejnë ndaj njerëzve në nevojë në shoqëri. Kjo nuk është kryer, me pranimin e tyre.”
Worrall tha se nëna e tij ishte shumë krenare për të kërkuar ndihmë financiare nga djali i saj dhe miku i saj më i mirë.
Një zëdhënës i DWP, tha në një deklaratë: “Mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e zonjës Worrall. Ne kërkojmë ndjesë ndaj familjes së zonjës Worrall, për gabimin që çoi në ngrirjen e pagesave të pensionit të saj dhe premtojmë të mësojmë nga gabimi”.