Vendosni fjalën kyçe....

Gara për bashkitë, deputetët socialistë lënë mandatin


Pasi iu dha besimi për të kandiduar në zgjedhjet lokale, 3 prej deputetëve socialistë kanë dhënë dorëheqjen sot nga mandati i tyre në Kuvend.

Pjerin Ndreu ka publikuar një foto, ku ata shihen krah Gramoz Ruçit, pas dorëzimit të mandatit.

 “Dorezuam doreheqjet nga mandati i deputetit! Mirenjohje e Respekte per nje nga njerezit me te mire qe pata shansin te takoj ne politike. Komoditeti qe te jep Gramoz Ruci eshte mbeshtetje dhe inkurajim per te gjithe deputetet. Do na mungoje pjekuria, urtesia, drejtesia dhe korrektesa e tij model!”, shkruan Ndreu.

Përveç Ndreut dhe Ilir Xhakollit e Rakip Sulit që shihen krah tij, dy deputetë të tjerë që do dorëzojnë mandatin janë Flamur Golemi dhe Nuri Belbaj.

Në listat e zgjedhjeve të 2017-ës, për qarkun e Lezhës, Pjerin Ndreu pasohet në radhë nga Adriana Jaku, e cila renditet pas Gjetan Gjetanit, tashmë të përjashtuar nga Grupi Parlamentar i PS-së.

Në qarkun e Gjirokastrës, Flamur Golemi pasohet nga Artemis Dralo. Dralo aktualisht është zv.ministre për Europën dhe punët e Jashtme.

Ndërsa sipas listës së Korçës Ilir Xhakolli do të pasohet nga Ardit Konomi, drejtor i shërbimit spitalor në Korçë. Në Elbasan, Nuri Belba pasohet nga Florenc Spaho, anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Në Tiranë, pas Rakip Sulit vjen Eljo Hysko, kryetari i FRESSH-it.

Maxhoranca shprehet e vendosur për të vazhduar me zhvillimin e zgjedhjeve lokale, pavarësisht se opozita ka deklaruar se nuk hyn në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër.

Sot është afati i fundit kur duhet të dorëzohen në KQZ emrat e kandidatëve për kryetarë bashkie.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *