Interi ka mposhtur Chievon me rezultatin 2-0. Kanë qenë golat e Politano dhe Perisiç të cilët kanë bërë që zikaltërit të hedhin një tjetër hap drejt Champions League, vitin e ardhshëm.
Me fitoren e sotme, Interi është rikthyer në vendin e tretë të Serie A, me 66 pikë pas 36 javësh, dhe kanë 4 pikë diferencë nga Milani e Roma, dy ndjekëset më të afërta që tentojnë kompeticionin elitar europian, gjithnjë nëse do të gabojë Atalanta e vendit të katërt me 65 pikë.