Të gjithë i kemi parë pamjet e rënda, kur Sekretari Organizativ i PD-së, Sait Dollapi u dhunua barbarisht me shkop nga efektivët e policisë.
Por përpara se ata ta dhunonin, Dollapi u kishte dalë në mbrojtje. Në videon e mëposhtme, shihet se si Dollapi u del përpara protestuesve të revoltuar para Kryeministris, për të mos lejuar të prekin policët e bërë gardh.
Lidhur me këtë ka reaguar dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka publikuar përmes videos dy momentet e ndryshme.
“Kjo video tregon Sait Dollapin para Kryeministrisë duke u përpjekur me guxim për të mbajtur rendin dhe, se si goditet dhe torturohet kafshërisht më pas – nga kriminelë me uniformë, me urdhër të Edvin Krimit dhe Vasal Kimikut!” , shkruan Berisha.
Dollapi u arrestua mbrëmjen e së shtunës nga policia në protestën e opozitës. Pavarësisht se ai u kishte ardhur në ndihmë, disa efektivë nuk kursyen as përdorimin e shkopinjve të gomës kundër tij. Dollapi u mbajt më shumë se 1 orë në rajonin e policisë, para se të transportohej në Spitalin e Traumës nga 4 makina policie.