Vendosni fjalën kyçe....

Pas 1 viti të vrazhdë, Johnny Depp i kthen emocionet e tij në këngë


Adele e bën, Taylor Swift e bën, Little Mix e bën, kështu që pse mos ta bëjë edhe ai?!  Pas një viti me ulje-ngritje, ylli i “Piratëve të Karaibeve” Johnny Depp ka hedhur emocionet e tij në një këngë.

Pas këngës së parë të titulluar ” Who’s Laughing Now”, ai dhe shokët e grupit Alice Cooper dhe Joe Perry kanë zbuluar këngën e tyre të re “New Threat”.

Cili është “kërcënimi i ri”? Epo sikurse shkruan “Mirror“, Depp ka një luftë me ish-menaxherët e tij, një reagim ndaj rolit të tij në ” Fantastic Beasts” dhe një padi shpifjeje prej 40 milionë poundësh kundër ish-bashkëshortes Heard, e cila e akuzon për dhunë.

“Johnny kishte një vit të vrazhdë, kështu që shumë prej teksteve të tij kanë qenë për këtë. Unë mendoj se ka shumë zhgënjim të ndrydhur në to “, tha Alice Cooper për gazetarët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *