Vendosni fjalën kyçe....

Për t’u zhytur në këtë pishinë duhet të keni zemër të fortë (Video)


Kjo pishinë është një nga më të veçantat në llojin e saj dhe duhet të kesh zemër të fortë për t’u larë në të. Ajo e ka dyshemenë prej xhami dhe quhet “Sky Pool”.

Pishina ndodhet në Texas, SHBA dhe varet 152 metra lartësi duke dalë 3 metra nga silueta e godinës. Dyshemeja është shtruar me një xham pleksiglasi 20 centimetra të trashë që duron peshën e personave që lahen në të.

Pishina ndodhet në Market Square Town, një lagje në qytetin Houston duke u ofruar vizitorëve një pamje të rrallë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *