Vendosni fjalën kyçe....

Princ Harry i zënë me pelenat e djalit, Meghan po përgatitet të kthehet në punë


Që pas lindjes së Archie-t, princ Harry ka qenë i zënë me ndërrimin e pelenave.

Mirror” shkruan se fituesi i Kupës së Botës në Rugby, Mike Tindall, po e mbështet duken e Sussex-it të jetë një baba sa më i mirë.

Tindall, i cili është i martuar me kushërirën e Harry-t,  Zara Phillips, zbuloi se disa anëtarë të familjes mbretërore e morën vesh për lindjen e Archie-t në WhatsApp.

“Ai do të jetë një baba imrekullueshëm. Natyrisht, ai është kumbari i Lenës (për të bijën), por ne kemi një grup të madh të rinjsh në familje tani.”, tha Tindall.

Harry thuhet se dëshiron t’i ndajë detyrat e prindërimit me Meghan me “barazi absolute”.

Kur vëllai i tij më i madh, Princi Ëilliam, u bë baba për herë të parë, ai u mburr se ai kishte ndryshuar pelenën e parë të djalit të tij George.

“E ndërrova pelenën e parë, një ndere. Pashë çdo mami që më kishte ngulur sytë”.

Sipas mediave britanike, Meghan është e gatshme të kthehet në detyrat mbretërore sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Meghan e ka bërë shumë të qartë se ajo dëshiron të kthehet në punë sa më parë të jetë e mundur. Ajo ka shumë energji, është jashtëzakonisht e vendosur dhe dëshiron të marrë në dorë punët e saj të bamirësisë”, tha një burim për gazetën tjetër britanike,”The Sun”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *