Vendosni fjalën kyçe....

Protesta, dhjetëra mijëra qytetarë u hipin makinave e nisen drejt Tiranës


Mijëra qytetarë janë nisur nga Korça, Elbasani e Berati për të marrë pjesë në protestën e orës 18 e 30 të thirrur nga opozita e bashkuar.

Protesta e sotme vjen dy ditë pas asaj të së shtunës ku pati mjaft tensione. Policia përodri gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën para kryeministrisë dhe para parlamentit, ndërsa godina e kryeministrisë dhe sheshi para parlamentit u godit me bomba Molotov dhe fishekzjarre.

Më shumë se 50 persona janë ndaluar nga policia pas protestës ndërsa dhjetëra të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë. Gjatë protestës para parlamentit u godit me shkopinj gome Sekretari Organizativ i PD-së, Sahit Dollapi, i cili u rrëzua përtokë teksa i largohej policisë.

Pas kësaj ai u shtria në spitalin e Traumës për trajtim mjekësor pas dëmtimeve të marra në shpatull e këmbë.

Opozita e bashkuar ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestë duke theksuar se orët e Ramës në pushtet janë të numëruara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *