Vendosni fjalën kyçe....

Rama ik! Qytetarët nisin marshimin drejt zyrës së Ramës


Dhjetëra mijëra qytetarë kanë mbushur bulevardin Dëshmorët e Kombit në protestën e thirrur nga opozita e bashkuar.

Me thirrjet Rama ik qytetarë kanë marshuar nga Sheshi Skënderbej dhe selitë e PD-së dhe LSI-së.

Gjatë fjalës së tij teksa marshonte në mes të protestuesve Basha tha se qeveria, parlamenti dhe kryeministri janë të paligjshëm dhe do përgjigjen për gazin dhe dhunën ndaj qytetarëve

“Për Shqipërinë si gjithë Europa. Rama Ik! Një protestë e jashtëzakonshme. Duam garancinë për jetën e çdo qytetari, votën e lirë. Kryeministri dhe qeveria ilegjitime  i dalë me votë nga krimi i organizuar u përgjigj me dhunë barbare, me rrahje, me gaz lotsjellës, me gaz helmues.Për plagët që i ka hapur këtij vendi, përgjigja e vetme e Ramës ishte dhuna. Ky është parlament ilegjitim, qeveri ilegjitime, kryeministër ilegjitim.” – tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *