Vendosni fjalën kyçe....

Shkoi për të peshkuar në lumë, mbytet 12-vjeçari në Tropojë


Një 12-vjeçar është mbytur në lumin e Valbonës ditën e djeshme. Familjarët e të miturit me inicialet J.D, thanë se ai kishte shkuar për të peshkuar rreth 200 m larg banesës në lumin Valbona dhe nuk është kthyer më.

Por mëngjesin e sotëm, polumbarët kanë gjetur trupin e pajetë të të miturit.

“Më datë  12.05.2019, pasdite, kanë njoftuar familjarët se fëmija i tyre i mitur J.D., vjeç 12, banues në fshatin Dragobi, ka shkuar për të zënë peshk rreth 200 m larg banesës së tyre, në lumin Valbona, dhe nuk është kthyer më.

Forcat e Policisë të Komisariatit të Policisë Tropojë së bashku me familjarët dhe banorët e fshatit, kanë vijuar kërkimet për gjetjen e të miturit, ku sot në orët e para të mëngjesit është bërë e mundur gjetja e trupit të pajetë të të miturit, në shtratin e lumit Valbonë, në vendin e quajtur “Ura e Dragobisë”.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se i mituri aksidentalisht ka rënë në lumë, ku për pasojë ka humbur jetën.

Materialet u referuan në  Prokurorine e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për hetime të mëtejshme, për ngjarjen aksidentale”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *