Një automjet në Cërrik është djegur gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.1 të Cërrikut. Makina e djegur është në pronësi të shtetasit Isuf Kameri.
Mjeti ka qenë i parkuar pranë banesës së tij dhe është djegur pjesërisht.
“Gjatë natës në lagjen nr 1, Cërrik, ka rënë zjarr në mjetin në pronësi të shtetasit I.K., i cili ishte i parkuar në rrugë pranë banesës.
Si pasojë mjeti është djegur pjesërisht.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit në automjet.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Dyshohet se ngjarja ka qenë e qëllimtë, megjithatë Kameri ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri.