Shefja e Prokurorive Publike të Suedisë, Eva-Marie Persson, ka konfirmuar se Stokholmi do të kërkojë ekstradimin e Assange duke theksuar se është rihapur hetimi për përdhunim për të cilin akuzohet themeluesi i WikiLeaks.
47-vjeçari aktualisht po mbahet në burgun e Belmarshit në Londër, pasi u gjet fajtor për thyerjen e lirimit me kusht dhe u dënua me 50 javë burg.
Ai shmangi ekstradimin në Suedi për rreth shtatë vjet duke kërkuar strehim në ambasadën ekuadoriane në Londër në vitin 2012, megjithatë ai u dëbua në prill dhe tani përballet me mundësinë e ekstradimit për t’u përballur me akuzat për përdhunim.
Disa nga akuzat origjinale tashmë kanë skaduar sipas ligjeve suedez, por akuza kyçe për sulmet seksuale mbetet e hapur deri në vitin 2020.
Dy vjet më parë çështja u mbyll pasi autoritetet suedeze “nuk panë ndonjë mundësi për të çuar hetimin përpara”, megjithatë, në dritën e arrestimit të fundit të Assange, rasti dhe ekstradimi i mundshëm për t’u gjykuar për të, janë kthyer në tavolinë.