Vuri pankarta te Kryeministria, arrestohet qytetari pak orë para protestës (VIDEO)


Policia ka ndaluar sot një qytetar, pak orë para protestës te Kryeministria. Sikurse shihet edhe në pamjet e mëposhtme të publikuara nga Syri.net, qytetari i cili mbante veshur një jelek të verdhë, simbol i protestuesve te Unaza, kishte vendosur te gardhi metalik një flamur kuqezi dhe disa parrulla me mbishkrimet: “Ndal gjenocidin dhe shpërnguljen masive të popullsisë”. “Miq perëndimorë, kontribuoni për kombin shqiptar”.

Patrulla e policisë hoqi pankartat dhe shoqëruan qytetarin protestues në komisariat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *