Vendosni fjalën kyçe....

Basha i përgjigjet Ramës: S’jam miku yt, miqtë e tu trafikantë, kriminelë, oligarkë e pronarë mediash


Më tej në bashkëbisedimin e tij me gazetarët Basha tha se Rama duhet të largohet një orë e më parë në të kundërt kriza do thellohet edhe më shumë.

Ai tha se nuk është miku i Edi Ramës, pasi ky i fundit i ka zgjedhur miqtë e tij, të cilët janë kriminelët, trafikantët, oligarkët e pronarët e mediave.

“Kriza vetëm sa do thellohet nëse Rama nuk largohet. Nuk jam miku i Edi Ramës. Rama i ka zgjedhur miqtë, kriminelët, trafikantët, oligarkët e pronarët e mediave. Ne do vazhdojmë me qytetarët aksionin opozitar edhe më fuqishëm. Jemi të gatshëm për qeveri tranzitore, reforma të re zgjedhore, me liri e mirëqenie për gjithë shqiptarët. Zgjedhje të diktuara nga krimi e të marra peng nga Rama nuk do ketë më në Shqipëri. Damian Gjiknuri dhe Vangjush Dako duhet të ishin në burg por Rama i promovon. Kjo tregon më qartë se pse është akut largimi i Edi Ramës asi e keqja do shkojë thellë e më thellë.” – shtoi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *