Vendosni fjalën kyçe....

“Duhet të jemi ku janë danezët” – Deputeti reklamë në faqen pornografike për zgjedhje


Ndërsa danezët përgatiten të japin votat e tyre në zgjedhjet e përgjithshme të 5 qershorit, një ligjvënës ka gjetur një mënyrë origjinale për zemrat dhe mendjet e votuesve duke e vendosur reklamën e tij në faqen e internetit të të rriturve, Pornhub.

“Ne duhet të jemi aty ku janë danezët”, tha deputeti Joachim B. Olsen në një intervistë për të përditshmen daneze “Politiken”. Olsen është anëtar i partisë liberale Aleanca Liberale, reklamat e fushatës së të cilave tani synojnë shikuesit pornografikë danezë.

Deputeti duket se ka bërë gjënë e duhur duke qenë se ka pasur një ndjekje të madhe në rrjetet sociale pas zhurmës së bërëmadje ka marrë brenda pak çastesh mijëra pëlqime.

Ndërkohë përdoruesit e rrjetit nuk kanë humbur rastin që ta shpotisin kandidatin duke shkruar në postimin e tij se do votojnë për të pasi të masturbojnë duke parë filma në faqen pornografike ku është reklamuar kandidimi i tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *