Një fanse e Angela Merkel kërceu nga fugoni i saj që të bënte një foto me kancelaren gjermane. Mirëpo ajo harroi të vendoste frenat e parkimit dhe në këtë mëynrë vetura u aksidentua me hundën e aeroplanit në pistën e aeroportit të Dortmundit.
Shoferja, që është një punonjëse e aeroportit, u entuziazmua kur pa aeroplanin zyrtar të kancelares. Merkel u detyrua që të kthehet në Berlin me helikopter deri sa po inspektoheshin dëmet në aeroplan.
Ka pasur një numër të incidenteve që kanë të bëjnë me aeroplanët e qeverisë gjermane, gjë që ka bërë të ketë një mungesë të tyre, raporton BBC.
Nëntorin e kaluar, Merkel humbi takimin hapës të samitit të G-20 në Argjentinë pasi pati probleme teknike që e bënë avionin të bënte një ulje emergjente. Kjo vonoi arritjen e saj në Argjentinë me 12 orë. Në tetor, ministri i financave të Gjermanisë, Olaf Scholz, u detyrua që të fluturonte me aeroplan komercial pasi brejtësit hëngrën kabllot elektrike në aeroplanin e tij para një takimi të Fondit Monetar Ndërkombëtar.