Vendosni fjalën kyçe....

Hahn: Maqedonia e Veriut progres të madh në hapjen e negociatave, rekomandimi edhe për Shqipërinë


Komisioni Europian do të rekomandojë hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në një intervistë për “Radio Europa e Lirë”, Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn u shpreh besimplotë se dy shtetet do të marrin dritën jeshile në fund të majit.

Komisioni Europian do të publikojë në 29 maj progres raportin e përvitshëm të zgjerimit.

“Për dy javë do të prezantojmë raportin tonë dhe padyshim që do të rekomandojmë hapjen e negociatave për të dyja shtetet”, tha Hahn.

“Të dyja vendet kanë përmbushur kushtet dhe tani shtetet anëtare duhet të dalin me vlerësime politike,” tha Hahn. Ky do të jetë rekomandimi i parë për Shqipërinë dhe i dhjeti për Maqedoninë e Veriut.

Hahn u shpreh tepër optimist për Maqedoninë, teksa tha se ka bërë progres të llahtarshëm dhe një punë të mrekullueshme në përmbushjen e kushteve për çeljen e negociatave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *