Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj: Mogherini tha në Tiranë “hiqeni taksën se ua ndaj Kosovën”


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë shtë hequr nga dora e Shefes për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe këtë e konsideron si një lajm të mirë.

Haradinaj thotë se pak ditë më parë, Mogherini i tha të hiqte taksën, në të kundërt do të ndante Kosovën.

 “Mogherini në Tiranë tha “hiqeni taksën se ua ndajë Kosovë”. Ajo tha se hiqeni taksën dhe unë menjëherë thërras takim për vazhdimin e dialogut. Këtë kështu mund ta përkthejmë”, është shprehur Haradinaj, citon Klan Kosova.

“Kemi qëlluar disa në vend që i kemi lexuar këto projekte. Taksa nuk do të hiqet. Mogherini është në përfundim të mandatit. Tash janë zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Procesi tash është në duar të sigurta. Nuk rrezikojmë propozim për ndarje”, janë fjalët e Haradinajt.

Nga ana tjetër Haradinaj foli për pjesëmarrjen e SHBA-së në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Ne i takojmë botës së Amerikës jo të Rusisë. Rusia është tërhequr nga Ballkani kohë të gjatë. Amerika nuk është tërheq asnjëherë. Nuk është Amerika dikush që përjashtohet nga proceset. Nuk mund dikush ta përjashtojë Amerikën nga proceset në Kosovë dhe Ballkan”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *