Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, thotë se Basha dhe Rama kanë rënë dakord dhe zgjedhjet lokale do të shtyhen për në vjeshtë. Në një kohë kur dy palët nuk japin asnjë sinjal se kanë bërë ndonjë marrëveshje, me Ramën që i bën thirrje Bashës për dialog, Klosi i ftuar në “360 Gradë” thotë se në fakt zgjedhjet janë vendosur të shtyhen në tetor.
Biseda në studio
Gjokutaj: Del minitrja dhe thotë që Prokuroria nuk ka hetuar korrupsionin, çfarë është kjo
Klosi: Këto janë të tjera
Vasili: Për një muaj ke zgjedhje, nuk je dakord, voto kundër
Gjokutaj: Zgjedhjet bëhen kur je në pozita të barabarta
Klosi: Zgjedhjet do të bëhen në tetor, kanë rënë dakord. Zgjedhjet lokale, të Kuvendit mbase janë vitin tjetër.
Zheji: Prit se kemi lajm, zgjedhjet bëhen në tetor, informacion nga Fatos Klosi.
Klosi: Do bëhen në tetor dhe kanë rënë dakord. Në gjithmonë kemi “ngrënë” me njëri-tjetrin dhe pastaj kemi dalë bllof se të tjerë vendosin dhe ne bëjmë debate, mundohemi të arsyetojmë.
Gjokutaj: Po të ishte opozita në Parlament do të shtyhej dhe po të mos ishte bërë protesta do të shtyheshin zgjedhjet? Ma thuaj këtë.
Klosi: Prapë do ta hajë ai në zgjedhje.
Gjokutaj: Opo për të ngrënë, prisni, avash.
Klosi: Po mirë, nëse di ndonjë gjë na e thuaj.
Gjokutaj: Ky është produkti i protestës.