Një grua dëgjohet duke bërtitur “Jam shtatzënë”, përpara se të qëllohet pesë herë me armë nga një polic.
Ngjarja ka ndodhur në Baytown, të Texas-it. “Mirror” shkruan se gruaja nuk është identifikuar, por autoritetet amerikane po hetojnë lidhur me ngjarjen.
Videoja është publikuar në rrjetet sociale nga një dëshmitar dhe më pas është bërë virale në rrjet. Policia e Baytoën ka zbuluar vetëm pak të dhëna nga ngjarja. Për gruan thuhet se ishte 45-vjeçe dhe ndaj saj kishte një urdhër arresti. Nga ana tjetër për policin thuhet se kishte 11 vite që punonte në këtë departament dhe se ai po zbatonte urdhrin e ndalimit, por gruaja e kishte kundërshtuar. Ajo i kishte marrë pistoleën e tij Taser, e cila të çon në paralizë.
Në video gruaja dëgjohet t’i thotë policit se ajo po kthehej në shtëpi, por ai po e “ngacmonte” atë. Në një moment, ajo dëgjohet të bërtasë “Jam shtatzënë”, por duket se kjo nuk e ka penguar policin ta qëllojë atë.