Vendosni fjalën kyçe....

“Marrëveshja me Serbinë mund të nënshkruhet në SHBA” – Haradinaj


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se marrëveshja me Serbinë mund të nëshkruhet në Uashington.

Ai  bëri deklaratën gjatë një konference për shtyp në Prishtinë, ku foli ndër të tjera edhe për procesin e bisedimeve me Serbinë. Haradinaj tha se nuk do ketë më biseda për ndarje të Kosovës dhe as lojë për kufijtë tani e tutje.

“Nuk mund t’i paragjykoj proceset. Procesi është në duar të sigurta. I është heq nga dora Mogherinit dhe një gjë të tillë e kanë në dorë kancelarja gjermane, Merkel dhe presidenti i Francës, Macron.” – tha Haradinaj.

Kryeministri theksoi se nuk mund të parashikojë si do ecin proceset, por nuk e përjashton mundësinë që një marrëveshje përfundimtare me Serbinë të nënshkruhet në Uashington.

“Rusia është tërheq prej Ballkanit kohë më parë. SHBA-ja nuk ka hequr dorë asnjëherë nga Ballkani. Nuk mundet askush me e tërheq SHBA-në nga proceset në Ballkan.”  – ka shtuar Haradinaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *