Me përfundimin e afatit të regjistrimit të kandidatëve për zgjedhjet e 30 qershorit mesnatën e kaluar, kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot për një konferenë urgjente me gazetarët.
Në këtë konferencë, Rama do të flasë për regjistrimin e kandidatëve dhe përpjekjet për dialog me opozitën.
“Në 13.00 me gazetarët, pas regjistrimit të kandidatëve tanë për 61 bashkitë dhe listave të këshilltarëve bashkiakë për mandatin e ri të qeverisjes vendore.
Koha për fushatën zgjedhore të 30 qershorit dhe për vijimin e përpjekjeve për dialog me të vetëpërjashtuarit nga zgjedhjet.”-shkruan Rama.
Konferenca e Ramës, vjen një ditë pas marshimit protestë që opozita ndërmori pasditen e 13 majit nëpër Tiranë, duke u ndalur fillimisht tek kryeministria, më pas tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, më pas Parlamenti, ministria e Brendshme dhe në fund drejtoria e policisë e Tiranës.
Në mesnatë përfundoi dhe afati i regjistrimit në zgjedhjet lokale.