Partia e sapokrijuar e Astrit Patozit, në afatin e fundit ka dorëzuar në KQZ 25 kandidatë për kryetarë bashkie dhe 50 lista për këshilltarë në të gjithë Shqipërinë.
Në Tiranë, “Bindja Demokratike” ka zgjedhur të garojë kundër Erion Veliajt me Arben Skënderin, ish-anëtar i kryesisë së PD-së dhe anëtar në këshillin kombëtar të PD-së.
“Mirënjohje dhe respekt të gjithë atyre që e mbështetën dhe e inkurajuan atë që në hapat e saj të parë! Na prisni më 30 qershor!” shkruan Patozi në një postim në Facebook.
Krijimi i partisë së re të Patozit dhe rregjstrimi me ngut për në zgjedhjet lokale, është shoqëruar me mjaft debate. Madje ka patur akuza se Patozi e krijoi partinë e re, për llogari të Edi Ramës.
KANDIDATËT E BD
Korçë Leonard Olli
Kolonjë Fatjon Feka
Vlorë Valbona Mezini
Tiranë Arben Skënderi
Berat Pavllo Shkarpa
Dibër Shkëlzen Qoka
Kamzë Ylber Gjeta
Lezhë Salvador Kaçaj
Kavajë Bledar Sinella
Durrës Valdona Sakollari
Kukës Abedin Uruçi
Skrapar Devi Hebibasi
Bulqizë Ilir Balla
Tropojë Edison Hasanaj
Kurbin Edmond Piroli
- e Madhe Pjerin Spathari
Tepelenë Gëzim Malko
Këlcyrë Shkëlqim Muho
Shijak Arben Pohumi
Gramsh Sabri Ibrahimi
Cërrik Merita Xhika