Pesë persona kanë humbur jetën, një rezulton i humbur dhe 10 të tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e rrëzimit të dy hidroplanëve, në Alaska. “CNBC” shkruan se dy avionët me rreth 16 veta në bord, po kthenin turistët nga pushimet në anijen e famshme “Royal Princess”, kur papritmas janë përplasur dhe u rrëzuan në det, në Alaska.
Dhjetë njerëz mbijetuan mrekullisht nga incidenti, por të paktën pesë vetë janë konfirmuar të vdekur, ndërkohë që një tjetër rezulton i humbur.
“Avionët po ktheheshin nga një turne “Misty Fjords” dhe mbante dhjetë mysafirë nga Royal Princess dhe një pilot. Një aeroplan i dytë ishte gjithashtu i përfshirë në incident dhe mbante katër vizitorë nga Royal Princess në një turne të pavarur “, tha kompania, duke shprehur më pas ngushëllimet për familjet e viktimave.
Një nga të mbijetuarit raportohet të jetë në gjendje kritike, tre të tjerë janë në gjendje të rëndë dhe gjashtë të tjerët janë të stabilizuar.
Pas incidentit, Rojet bregdetare dërguan helikopterë dhe anije për operacione kërkimi dhe shpëtimi. Shkaku i tragjedisë ende nuk dihet.