Vendosni fjalën kyçe....

Pompeo para takimit me Putin: Të gjejmë një mënyrë për të çuar para bashkëpunimin


Përpara takimit të tij me presidentin rus, Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov, Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë se është detyra e tyre e përbashkët “të gjejnë mënyra për të ecur përpara “.

“Gjatë takimeve të mia në Rusi, do të diskutohen një numër çështjesh të rëndësishme. Për disa prej tyre ne mund të pajtohemi, për të tjerët nuk mund të pajtohemi, por kur bëhet fjalë për interesat kombëtare, detyra jonë është të gjejmë mënyra për të ecur përpara” – shkroi Pompeo në llogarin e tij në “Twitter”.

Ai do të takohet me udhëheqësit rusë në qytetin Soçi të martën, për të diskutuar një gamë të gjerë çështjesh si kriza në Siri e Venezuelë si dhe tensionet në rritje me Iranin.

Sekretari i Shtetit anuloi një takim të planifikuar në Moskë, për të diskutuar tensionet në rritje mes SHBA-së dhe Iranit, me udhëheqësit europianë në Bruksel.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *