Presidenti i Partive Popullore Europiane, Joseph Daul, u ka kërkuar palëve në Shqipëri që të ulen në një dialog të ndershëm për t’i dhënë fund ngërçit politik.
Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, kreu i PPE-së, Daul, dënon dhunën e përdorur në protesta si dhe u bën thirrje të fortë mazhorancës dhe opozitës që të gjejnë mënyrën për të adresuar problemet për të gjetur zgjidhjen e duhur.
“Dënoj fuqimisht përdorimin e dhunës gjatë demonstratave të fundit në Shqipëri. Të gjitha palët e përfshira duhet të kthehen në një dialog të ndershëm politik, të adresojnë shqetësimet dhe shkaqet rrënjësore, të ç’tensionojnë retorikën dhe të ndalojnë nga çdo dhunë”, shkruan ai.