Vendosni fjalën kyçe....

Rama falenderon policët e gazetarët dhe ka një mesazh për opozitën e bashkuar


Kryeministri Rama e cilësoi si të dhunshme protestën e mbrëmshme ndërsa tha se qeveria nuk rrëzohert me marshime dhe me bomba Molotov.

Rama nuk i kurseu kritikat për liderët e opozitës Basha e Kryemadhi, të cilët po i njollosin fytyrën Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

“Manifestimi i djeshëm ishte i dhunshëm dhe rrezikuan jetën jo pak efektivë. E djeshmja ishte një xhiro në boshllëkun e dëshpërimit, që janë vetëpërjashtuar nga zgjedhjet dhe që krijoi jo pak ankth për banorët që lëviznin përreth. As me qëndrime dhe as me marshime nuk zëvendësohet dhe rrëzohet qeveria dhe aq më pak bombat Molotov. Ato shërbejnë vetëm për të nxirë fytyrën e Shqipërisë në sytë e botës dhe për të goditur ekonominë e vendit dhe atë familjare dhe atë  të të gjithëve që jetojnë në këtë vend.” – tha Rama.

Më tej kreu i qeverisë paralajmëroi protestuesit që të mos shkojnë në burg për të mbështetur liderët e opozitës, pasi këta të fundit nuk e meritojnë.

Ndërsa nuk harroi të falenderonte policinë dhe gazetarët për punën e bërë.

“Të gjithë kanë të drejtën të mendojnë në mënyra të ndryshme, forma të ndryshme, por kush shkon përtej të drejtës për të pasur mendimin e qëndrimin e vet dhe kërcënon lirinë dhe të drejtat e të tjerëve është i tepërt në territorin ku lëvizin njerëzit e lirë dhe pastaj e vazhdon një pjesë të jetës ku shteti dënon ata që mbahen në heqje lirie. Dhe për kë? Për Lulzim Bashën, Monika Kryemadhin, për Saliun apo të tjerët me radhë. Është momenti përsëri për të shprehur mirënjohjen me të thellë për të gjithë sakrificën që bëjnë njerëzit nën uniformë, respekt edhe për ata gazetarë e kameramanë që për të bërë punën e tyre janë në zona me rrezik.” – shtoi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *