Vendosni fjalën kyçe....

Tensionet me Iranin, SHBA do dërgojë 120 mijë trupa në Lindjen e Mesme


Presidenti amerikan, Donald Trump, thuhet se ka kërkuar zbatimin e një plani për të dërguar deri në 120,000 trupa ushtarake në Lindjen e Mesme për të kundërshtuar të ashtuquajturin kërcënim iranian, njoftoi e përditshmja amerikane “New York Times”.

Personi që mban aktualisht postin e Sekretarit të Mbrojtjes, Patrick Shanahan, e shpalosi planin ushtarak të përditësuar në një takim të ndihmësve më të lartë të sigurisë së Trump të enjten, tha media, duke cituar burime anonime brenda administratës.

Disa mundësi për t’i bërë presion Teheranit në rajon u përshkruan gjatë konferencës për shtyp, ndërkohë që u fol edhe për mundësinë e dërgimit të 120.000 trupave, të cilat do të duhen javë ose muaj për tu mbyllur si operacion, tha “Times”.

Propozimi për të dërguar përforcime shtesë vjen pas akuzave nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, se Teherani është përfshirë në “një seri përshkallëzimi të veprimeve dhe deklarimeve kërcënuese në javët e fundit”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *