Vendosni fjalën kyçe....

Vasili sjell një shembull nga SHBA-ja e pyet ambasadorët: Pse keni frikë nga Dosjet 339 e 184?


Ish-deputeti i LSI-së, Vasili, ka një pyetje për ndërkombëtarët, lidhur me dosjet 339 dhe 184 për zgjedhjet e fundit.

Në një status në faqen e tij në “Facebook” Vasili pse përfaqësitë diplomatike në Tiranë kanë frikë të kërkojnë qartë hetimin e dosjeve 339 dhe 184 për zgjedhjet e vitit 2017.

Ndërsa sjell si shembull një rast analog nga SHBA-ja ku u vendos pë ripësëritjen e zjedhjeve pasio doli se kishte pasur manipulime.

“Nderkombetaret “pa memorje” dhe Standarti Amerikan i zgjedhjeve te Karolines se Veriut, perballe atij rilindas te dosjes 339.

Nderkombetaret e strehuar ne Tirane kane nje druajtje dhe frike te madhe te kerkojne qarte e prere hetimin e dosjes 339 dhe 184 dhe cuarjen e fajtoreve perpara drejtesise.

Pse kjo frike e nderkombetareve per hetimin e dosjes 339 dhe 184 ?

Pse ky pajtim me grabitjen kriminale te zgjedhjeve nga Edi Rama, kur ne vendet e tyre mbreterojne standarte te larta ne zgjedhje dhe te papajtueshme me manipulimin e vjedhjen?

Pse kjo heshtje fajtore e nderkombetareve nderkohe,qe media boterore si VOA,ZDF RAI e plot te tjera bubullojne per grabitjen e zgjedhjeve nga krimi dhe trafikantet?

Pse ne Amerike ne Karolinen e Veriut vetem pak jave me pare anullohen zgjedhjet per manipulime ndersa ne Shqiperi i grabit krimi i bere njesh me qeverine dhe nderkombetaret heshtin?

Nderkombetaret nuk mund te kene nje standart per veten dhe te predikojne nje skarcitet politik zgjedhor si standart,qe mjaftoka per shqiptaret sikur ata te jene qytetare te dores se dyte.

Meqenese nderkombetaret e strehuar kane nje “coroditje” te kujteses po ju rikujtoj cfare ndodhi ne Karolinen e Veriut ne zgjedhjet per Kongresin Amerikan:

Një konsulent për fushatën e Mark Harris-it akuzohet se ka manipuluar me votat, duke hedhur vetë vota të parregullta në kuti gjatë zgjedhjeve në mes të nëntorit ne Karolinen e Veriut.

Harris, i cili deklaroi se kishte fituar ndaj rivalit demokrat Dan Mçready, pas këtij skandali u shpreh se do të kërkojë mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Anëtarët e bordit të zgjedhjeve, tri demokratë dhe dy republikanë unanimisht vendosën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, pas një jave shqyrtimi të çështjes.

Shqiptaret jane qytetare te dores se pare e te shkelqyer.Ata do te refuzojne rrepte cdo imponim te pajtimit me zgjedhje te kriminalizuara ngado qe te vije.

Shqiptaret do te votojne me standartin e Karolines se Veriut dhe jo me standartin kriminal te rilindjes se Edi Rames. – shkruan Vasili në “Facebook”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *