Vendosni fjalën kyçe....

Apeli lë në burg përjetë burrin që vrau me 2 plumba ish-bashkëshorten gjyqtare


Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë me burg përjetë për Fadil Kasemin, i cili u gjet fajtor për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, gjyqtares, Fildes Hafizi.

Krimet e Rënda kërkuan që Kasemi ta kryejë dënimin në një burg të sigurisë s lartë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 31 gusht të vitit 2017, kur Kasemi qëlloi me 2 plumba brenda makinës së saj, ish-bashkëshorten.

Ai kishte provuar ta vriste edhe njëherë tjetër dhe pas kësaj Hafizi kishte marrë urdhër mbrojtjeje nga gjykata.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *