Arrestohet një 51-vjeçar në Durrës, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. I arrestuari me inicialet K.P, rezulton i dënuar me 15 vjet burgim në Itali, për kryerjen e veprave penale “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike ”.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
- K.P., 51 vjeç, banues në lagjen Nr.1, Durrës.
Shtetasi K. P., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Gjyqësore në Itali, bazuar në Urdhër Arrestin në datë 08.03.2019, për kryerjen e veprave penale “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, pasi është dënuar me 15 vjet burgim.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.