Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla, ka deklaruar se zgjedhjet e 30 qershorit do zhvillohen me çdo kusht.
Balla ishte i ftuar në studion e News24, kur tha se opozita po i prish imazhin vendit dhe po dëmton ekonominë e shqiptarëve.
“Zgjedhjet e 30 qershorit do zhvillohen, do apo nuk do Basha e Kryemadhi. Nuk e luan as topi zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor. Nuk mund të presim më Lulin pasi Luli nuk ka për të qenë kurrë gati për zgjedhje.” – tha Balla.
Më tej Balla tha se oferta e vetme e PS-së për opozitën është t’i japë asaj disa ditë kohë për të regjistruar kandidatët për zgjedhjet e qaershorit.
“Më 30 qershor janë zgjedhjet vendore. Nëse duan edhe 2 ose 3 ditë kohë për të regjistruar kandidatë ua japim, të regjistrohen dhe të humbin zgjedhjet e më pas të nisin përgatitjet për zgjedhjet e vitit 2021.” – shtoi Balla.