Ka përfunduar takimi i aleatëve me kreun e PD-së Lulzim Basha. Në një dalje për mediat, Dashamir Shehu tha se aksioni i opozitës do të spostohet kryesisht me protestat në rrugë.
Sipas Shehit, maxhoranca po mundohet të shpikë kandidatë për zgjedhjet e qershorit, por opozita është e vendosur që zgjedhjet të mos zhvillohen më 30 qershor.
“36 Bashki janë pa kandidat alternativë, nuk ka garë. Këta po përpiqen që të gjejnë kandidat, dhe iu themi që sot kanë nisur manipulimet zgjedhore, ne nuk do të lejojmë që të ketë zgjedhje në 30 Qershor.
Që tani kanë rënë moralisht zgjedhjet. Kandidatë të sajuar këto dy tre ditë.
Qysh sot po ju lajmërojmë se ka filluar manipulimi zgjedhor. Edhe sikur këto t’i mbushim ato letrat ne nuk do të lejojmë të ketë zgjedhgje.
S’ka më nevojë, po ku në njëfarë mënyrëi kërkon vetë Edi Rama. Moral më për zgjedhjet nuk ka. Aksioni do spostohet në rrugë. Nuk heqim dorë as nga takimi me ndërkombëtarët, as me informacionin me mediat, as në takimet në salla me rininë, intelektualët, por aksi kryesor është protesta e rrugës.
Kjo do të vazhdojë deri kur të mbërrijmë në një zgjidhje. E konsiderojmë pozitive për Shqipërinë, që të bëhen zgjedhje siç i bën gjithë bota. Siç e shihni edhe vetë zgjedhje kështu nuk mund të bëhen.“, tha Shehi.