Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet pas tri ditësh trupi i pajetë i Arben Shaqirit


Gjendet pas tri ditësh trupi i pajetë i 55-vjeçarit Arben Shaqiri, në Sarandë. Më 12 maj, Shaqiri po kalonte nga fshati Çukë për në fshatin Berdenesh, kur ka rënë në lumin e Bistricës.

Dëshmitar i ngjarjes ka qenë djali 15-vjeçar, i cili ka pranuar para uniformave blu se babai i tij ka qenë i dehur.

 “Më datë 12.05.2019, rreth orës 17:40, shtetasi A.Sh., 55 vjeç, banues në Çukë, dyshohet se duke kaluar nga fshati Çukë për në fshatin Berdenesh ka rënë në lumin e Bistricës.

55 vjeçari ka qenë nën shoqërinë e djalit të tij 15-vjeçar i cili ka deklaruar se babai i tij ka qenë gjithashtu nën efektin e pijeve alkoolike.

Duke filluar që prej ditës së djeshme kanë filluar kërkimet por akoma nuk është gjetur trupi i 55 vjeçarit.

Po punohet për gjetjen e tij.”, thuhej në njoftimin e policisë.

I ndjeri kishte vetëm 4 ditë që kishte dalë nga burgu pas dënimit për dhunë në familje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *