Templates by BIGtheme NET

Hëngri banane në videoklip, dënohet me burg këngëtarja egjiptiane (VIDEO)

Një gjykatë egjiptiane ka dënuar me dy vite burg një këngëtare, pasi në videoklipin e saj muzikor ajo kishte ngrënë një banane dhe ishte shfaqur me të brendshme.

Videoja e Shyma për këngën “I have issues”, sipas “RT” shkaktoi zemërim në vendin shumë konservator. Që kur Presidenti Abdel Fattah al-Sisi erdhi në pushtet në vitin 2014, autoritetet kanë përdorur ligje morale për të penguar lirinë e shprehjes.

“Nuk e kam imagjinuar se të gjitha këto do të ndodhinin dhe se do të sulmohesha kaq shumë nga të gjithë, si një këngëtare e re që ka ëndërruar që e vogël për të qenë këngëtare”, shkroi Shyma në një postim në Facebook tashmë të fshirë.

Bashkimi i muzikantëve të Egjiptit pas kësaj e ka ndaluar Shyma-n nga performimet.

“Përmbajtja e videoklipit është e dëmshme për shoqërinë egjiptiane,” tha ministri Jalal Awara. “Duhet të ketë një qëndrim të fortë kundër promotorëve të këtij arti të rëndomtë.”

Këngëtarja e re, emri i së cilës është Shaimaa Ahmed, u arrestua më 18 nëntor. Gjykimi i saj në Gjykatën e Kundërvajtjeve në Kajro filloi më 28 nëntor, ku u deklarua jo fajtore për akuzat për “nxitje të shthurjes dhe prodhimin e një video që dëmton moralin publik”. Ajo pretendon se ishte detyruar në pozicionin provokues nga drejtori i videos, pa pëlqimin e saj.

Të dy u gjobitën me 10,000 pound dhe u dënuan me dy vjet burg. Dhjetë egjiptianë u arrestuan në shtator, pasi morën pjesë në një koncert në Kajro, ku ngritën flamurin-ylber, një simbol për grubet LGBTQ.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto