Templates by BIGtheme NET

Iraku blen sistemin rus  S-400 të mbrojtjes

Qeveria irakiane ka marrë vendimin që të blejë sistemet raketore ruse të mbrojtjes antiajrore S-400, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS.

Ambasadori i Irakut në Rusi, Haidar Mansour Hadi gjatë një konference për shtyp njoftoi se “Qeveria irakiane ka vendosur të blejë sistemet raketore ruse të mbrojtjes antiajrore S-400”.

Para marrjes së këtij vendimi, nga data 23-25 prill në Bagdad u zhvillua një takim i komisionit ndërqeveritar ruso-irakian për bashkëpunimin ekonomiko-tregtar, shkencor dhe teknik.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto