Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi takohet në SHBA me profesorin e njohur amerikan: Pa Shqipërinë me sytë tanë


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila ndodhet në SHBA, ka zhvilluar një takim me profesorin e njohur amerikan, Daniel Serwer të Qendrës për Çështjet Transatlantike, në Shkollën për Studime të Avancuara Ndërkombëtare, Johns Hokpins. 

Sipas Kryemadhit,  takimi dhe biseda me Serwer ishte e frytshme pasi diskutuan për problemet e Shqipërisë.

“Pata kënaqësinë të takoja në Ëashington profesor Daniel Serwer të Qendrës për Çështjet Transatlantike, në Shkollën për Studime të Avancuara Ndërkombëtare, Johns Hokpins.

Diskutuam dhe bashkëbiseduam për problematika nga më të ndryshmet parë nga këndvështrime shumë interesante. Debatuam dhe pamë Amerikën me sytë e Daniel Serwer, ashtu si edhe ai pa Shqipërinë me sytë tanë.
Një bisedë e frytshme, me ide të qarta, dhe të kthehet sërish në shtëpi për të gjithë shqiptarët.”, shkruan Kryemadhi pas takimit me profesorin e njohur. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *