Templates by BIGtheme NET

Libri “Paraja, Banka dhe Shoqëria”, nominohet për çmim nga Akademia e Shkencave

Libri “Paraja, Banka dhe Shoqëria” i dy autorëve të nderuar : Prof.Dr,Aristotel Pano  dhe Akademik,Prof.Dr Anastas Angjeli është nominuar nga Akademia e Shkencave  për çmimin shkencor kombëtar  vjetor “Radovicka”, në fushën e shkencave natyrore teknike.

Me një prezantim të detajuar, 10 pyetje kyçe morën përgjigjie përpara një audience personalitetesh të nderuar. Duke shpjeguar si lindi ky libër vlerat që ka për ekspertët e fushës,  por edhe lexuesin e thjeshtë Akademik, Pr.Dr. Anastas Angjeli shpjegoi gjatē prezantimit  se libri vjen pas një pune 10 vjeçare të autorëve në mbledhjen e materialeve me vlerë për të sjellë një botim elitar.

”Ky libër është një rrugëtim, në rrugën gati 3000 vjeçare te parase, të sistemeve monetare dhe bankare dhe institucioneve financiare. Një rrugëtim i gjatë, i vështirë, por që ka veçantinë e vet. Një rrugëtim në kohë dhe në territor, në tregje dhe institucione, vazhdimisht në evoluim, paralelisht me zhvillimin e shoqërisë dhe kalimin nga një sistem shoqëror në tjetrin dhe deri hulumtimin e mendimit dhe debatit të mendimit ekonomik, lidhur me paranë dhe bankat, sistemet monetare, evoluimin e tyre”, u shpreh Prof. Dr, Anastas Angjeli në fjalën e tij.

Libri në fakt është një vështrim historik në elementet më të vjetër të shkencës ekonomike, ato të parasë dhe të monedhes. Ai perpiqet të spjegojë historinë e zhvillimit të gjykimit njerëzor  nëpërmjet evolimit të këmbimit dhe zhvillimit të tregut.

Librin e vlerësuan akademikë të njohur.Akademik Myzafer Korkuti,e cilësoi këtë  si një enciklopedi të mirfilltë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genc Sejko i pranishëm, në ceremoni u shpreh se libri “Paraja, Bankat dhe Shoqëria”,ështē vlerw e shtuar dhe burim i çmuar informacioni për cilindo lexues.

 

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto