Templates by BIGtheme NET

May kërkon një votim në qershor për Brexit

Kryeministrja Theresa May për herë të katërt do të kërkojë në fillim të qershorit mbështetjen e deputetëve anglezë për Brexit.

Tre vite nga referendumi për shkëputjen e vendit nga Bashkimi Europian, deputetët ende nuk kanë arritur të gjejnë dakordësinë se si do të realizohet ndarja nga BE.

Qeveria britanike pritet që në javën e parë të qershorit  të hedhë për votim marrëveshjen e kundërshtuar për Brexit.

Deputetët do të shprehen për herë të katërt me votë vetëm për legjislacionin bazë që lejon largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.

Kryeministria britanike, Theresa May deklaroi se bisedimet me opozitën në muajin e fundit kanë qenë konstruktive, por nga ana tjetër shtoi se negociatat nuk mund të zgjasin pafundësisht.

Kujtojmë se kanë kaluar tre vite që prej qytetarët britanikë votuan në referendum me 52% kundrejt 48% pro shkëputjes nga BE-ja, ndërsa ligjvënësit ende nuk kanë gjetur dakordësinë për zgjidhjen ligjore me palën europiane.

Britania parashikohej të dilte nga Bashkimi Europian në datën 29 mars, por me miratimin e Brukselit, data e daljes tashmë është shtyrë për në 31 tetor si pasojë e mosmarrëveshjeve rreth rikthimit të kufijve doganorë ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Irlandës.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto