Ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, trupi i Major Klodian Tanushit, i cili humbi jetën gjatë misionit të tij në Letoni.
Tanushi është ushtaraku i dytë që humb jetën në këtë mision pasi pak ditë më parë mbeti e vrarë nëntetarja Zarife Hasanaj.
Si Hasanaj ashtu edhe Tanushi janë shpallur Dëshmorë të Atdheut.
Arkivoli me trupin e tij është pritur me nderime ushtarake në aeroport ku ndodhen drejtues të lartë të Forcave të Armatosura si dhe familjarë e miq tq Tanushit.