Vendosni fjalën kyçe....

Mediat amerikane heshtin për sulmin e Elisabeth Warren ndaj “Fox News”


Mediat kryesore në SHBA kanë akuzuar vazhdimisht presidentin Donald Trump, për rrezikimin e lirisë së shtypit, për shkak se ai shpesh herë i kritikon për “Lajme të Rreme”.

Mirëpo sipas “Breitbart” kur bëhet fjalë për senatoren Elisabeth Warren, e cila sulmoi të martën “Fox News”, të njëjtat media heshtën.

“Fox News” nuk bëri asgjë për të provokuar sulmin, përveçse e fton senatoren dhe demokratë të tjerë të marrin pjesë në një takim mes kandidatësh.

Edhe senatori socialist Bernie Sanders ishte në këtë listë.  

Por Warren e refuzoi ofertën, duke thënë se ajo nuk kishte ndërmend të ndihmonte televizionin të fituar para për të nxitur “urrejtje”.

Ajo shkoi edhe më tej, duke e përdorur “Fox” si një pretekst për të nisur një sulm në rrjet përmes disa platformave të mediave sociale.

Në Instagram, Warren publikoi një meme me mbishkrimin: “Unë nuk do të marr pjesë në takimin e Fox News, sepse nuk do të ftoj miliona votues kryesisht demokratë për të sjellë shikueshmëri dhe për të shitur reklama, për një media që përfiton nga racizmi dhe urrejtja. Nëse jeni dakord, nënshkruani peticionin tonë. “


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *