Vendosni fjalën kyçe....

Meta në Skrapar: Kriza politike po ndikon turizmin


 

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka qenë në Skrapar, ku ka folur për turizmin. Sipas Metës, efektet e krizës politike kanë nisur të ndihen edhe në turizëm, ndaj bën thirrje për reflektim.

“Me urimin për një sezon të mbarë e të suksesshëm turistik, jam i bindur se Skrapari, falë atraksioneve të jashtëzakonshme që ofron, mikpritjen, traditat e kulinarinë e veçantë, shumë shpejt do të jetë një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në të gjithë rajonin!Por për fat të keq, kriza politike ku ndodhet vendi, po sjell pasoja tepër të rënda edhe në ekonomi. Efektet e para kanë filluar të ndihen në turizëm dhe operatorët e cilësojnë situatën dramatike.Edhe për këtë arsye ia vlen të reflektohet urgjentisht, përndryshe do të goditet rëndë turizmi dhe gjithë familjet shqiptare që mbështesin mirëqenien e tyre në këtë sektor kyç të ekonomisë tone.”, shkruan Meta.

Presidenti mori pjesë dhe në Panairin e Produkteve bio në Skrapar.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *