Vendosni fjalën kyçe....

Mungojnë gjyqtarët, shtyhet sërish gjyqi për Shullazin


Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij dhe këtë radhë është bërë shkak mungesa e gjyqtarëve.

Në seancën e kaluar, kujtojmë se , Gjykata iu drejtua Këshillit të Lartë Gjyqësor për të zëvendësuar gjyqtarin e përjashtuar, por kërkesa ende nuk ka marrë një përgjigje dhe në këto kushte gjykimi nuk mund të vazhdonte. Seanca e radhës është caktuar më 23 maj.

Kujtojmë se procesi gjyqësor ndaj Emiliano Shullazit është shoqëruar me një sërë shtyrjesh, ku herë mungon avokati e herë gjyqtari.

I pandehuri Blerim Shullazi, bëri një kërkesë për të përjashtuar kryesuesen e trupit gjykues Saida Dollani. Në një kohë kur trupi gjykues u ndryshua me dy anëtarë, gjë që solli dhe rinisjen nga e para të gjyqit në apel, Blerim Shullazi kërkoi largimin e gjyqtares Dollani.

Ai tha se “nuk bënte gjyq me të, pasi e kishte gjykuar edhe më herët dhe pa avokat”.

Në nëntor të vitit 2018 Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtorë për përvetësim pasurie, kërcënim, e grup të strukturuar kriminal Emiljano Shullazin, i cili u dënua me 14 vjet burg. Bashkëpunëtori i tij Gilmando Dani u dënua 12 vjet burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vjet dhe Blerim Shullazi me 9 vjet burg.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *