Futbollisti francez, Antoine Griezmann, ka konfirmuar se do i japë fund karrierës së tij pesëvjeçare te Atletiko Madridi këtë verë, me Barcelonën që duket si destinacioni i tij më i mundshëm.
Griezmann do të luajë në ndeshjen finale të Atletikos në La Liga kundër Levante këtë fundjavë, por këtë javë ai ka njoftuar se ndeshja do të jetë paraqitja e tij përfundimtare për klubin.
Sulmuesi fitues i Kupës së Botës me Francën, i cili ka qenë një figurë simbol në sulmin madrilen gjatë periudhës që ka luajtur me Atletikon por duket se ka nevojë për një tjetër përvojë dhe me një klub me të cilin mund të arrijë në majën e futbollit botëror dhe Barcelona ia ofron këtë mundësi.
Katalanasit janë të gasthëm të paguajnë një shumë prej 134 milionë dollarësh për shërbimet e Griezmann. Ky i fundit e ka publikuar në llogarinë e tij në Twitter largimin nga Atletiko Madrid.