Studentët kanë paralajmëruar daljen në protestë. Shkak për këtë sipas tyre është bërë mosplotësimi i kërkesave të tyre nga ana e kryeminisrit Rama.
Protesta është paralajmëruar për në datën 22 maj në orën 12:00 para Ministrisë së Arsimit. Ata anë deklaruar se qeveria nuk e ka përmbushur Paktin për Universitetin që u premtua nga ana e kryeministrit Rama në muajin dhjetor pas protesave masive të studentëve për disa javë me radhë.
Studentët shprehen se gjendja në universitete vijon të mbetet e njejtë edhe pas protestës.
“Ne si studentë këtë herë nuk do të luftojmë vetëm por do kemi dhe përkrahjen e pedagogëve. Ne paguajmë akoma, kemi të njëjtët problematika në Universitet”, kanë theksuar studentët.